BASHKËPUNIMI/ Zbulohet titulli i veçantë i këngës së Xhensila Myrtezajt dhe Pirro Çakos – AlpeGossip
BASHKËPUNIMI/ Zbulohet titulli i veçantë i këngës së Xhensila Myrtezajt dhe Pirro Çakos

BASHKËPUNIMI/ Zbulohet titulli i veçantë i këngës së Xhensila Myrtezajt dhe Pirro Çakos

Prej disa javësh tashmë është bërë e ditur se Xhensila Myrtezaj do të rikthehet në muzikë me një këngë të re që do vijë në bashkëpunim me kantautorin shumë të dashur për publikun, Pirro Çakon.

Pirro dhe Xhensila e shoqëruar nga Besi, ndodhen në Venecia ku kanë nisur xhirimet e videoklipit.

Pak më parë me anë të një fotoje të postuar në Instagram Xhensila ka zbuluar se titulli i këngës do jetë “Sekreti im”.

Thuhet se bashkëpunimi i shumëpritur do të publikohet në muajin mars.