Duket se me kalimin e kohës lidhja mes Beatrix dhe Donaldin po fillon të zbehet dhe dyshja nuk është më aq e dashuruar sa ishte në fillim.
Spktaklin e kaluar Donaldi pas disa javësh debate dhe ftohje me Beatrix, ka vendosur ta lë atë. Kjo u kuptua qartë mbrëmë kur ai i tha direkt që është më mirë të vazhdojmë vetëm
Një ngjarje e tillë e cila padyshim e ka rënduar shumë Beatrix ka bërë që një prej mikeshave të saj, Fifi, të reagojë. Një reagim me pak fjalë por që duket se është një mbështjetje e fortë dhe e palëkundur për Trixën.
Edhe pse ajo i ka të dy miq shumë të mirë, përmes një postimi i ka dalë në krah Trixës, e cila duket se nuk po e kalon në mënyrën më të lehtë të mundshme situatën emocionale.
“Bebi jem, jam këtu”- shprehet Fifi me anë të një inserti me momentet më të mira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ndërmjet saj dhe Beatrix.