SURPRIZË! Dhurata Dora po sjell bashkëpunimin me super këngëtarin që as na e priste mendja! (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË! Dhurata Dora po sjell bashkëpunimin me super këngëtarin që as na e priste mendja! (FOTO)

SURPRIZË! Dhurata Dora po sjell bashkëpunimin me super këngëtarin që as na e priste mendja! (FOTO)

Kanë kaluar pak ditë që kur Dhurata Dora publikoi këngë e re të titulluar “Ferrari”, që po bën namin në You Tube dhe deri tani numëron 5 milionë klikime.

Mirëpo, duket se këngëtarja paska në plan edhe realizimin e një super dueti me Sabri Fejzullahun dhe këtë na e zbuloi ky i fundit.

Në fakt zërat për një duet mes dyshes kanë vite që qakullojnë, por si duket ka ardhur koha që planet të konkretizohen.

I ftuar në “Prive” këngëtari i madh shqiptar ka thënë se gëzon respekt të madh për Dhuratën dhe se nuk e kanë harruar duetin mes tyre.

Madje ai ka zbuluar edhe këngën që do realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që si duket do vijë në një version “Remake”.

Kënga me Dhuratën nuk është anuluar. Dhuratën e kam zemër, e kam çikën e kojshive. Mamin e babin e saj i kam shokë të fëmijërisë. Dhurata është yll dhe ne do bëjmë “Merrma shiun e Prishtinës”.

Duke marrë parasysh dy emrat që po bëhen bashkë jemi të sigurtë që do jetë një super sukses.

View this post on Instagram

Të dashur shqiptarë, Falemnderit që nga shtëpitë tuaja ndoqët performancën time në stadiumin "Fadil Vokrri", të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti. Shikime me qindra mijëra, komente pa fund, mesazhe pa fund … sa i lumtur jam që arritëm të lehtësojmë disa nga momentet tuaja gjatë qëndrimit në shtëpi, aty ky është edhe njëri front i luftës ndaj pandemisë Covid-19. Jam i lumtur që isha pjesë e familjeve tuaja të nderuara. Falemnderit edhe Komunës së Prishtinës me kryetarin z. Ahmeti për përkujdesjen. Unë ju dua pa fund dhe bashk me ju lutemi që gjithçka të përfundojë shpejt e mirë! Ne bashkë me ekipin tim, pra, me producentin Shpëtim Desku, menaxherin Avni Selimi, jemi organizuar online dhe po punojmë për këngët e reja. Kreshniku nga "home studio" po bën punën e tij, producenti tjetër në studio në anën tjetër po organizon orkestrimin, dhe mua më mbetet që në kohën time të përcaktuar sipas urdhëresës shtetërore, të shkoj e ti këndoj ato që duhet, e pastaj pjesa tjetër e ekipit gjithashtu online punojnë në realizimin e punëve. Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës. Unë me pianistin në skenë, kameramanët gjithandej, por pa juve publiku i dashur … Sa shume doja t'ju kisha aty …! Ju dua pa fund, Sabriano

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on