Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk flasin më? Veprimi i fundit i moderatores sqaron gjithçka (FOTO) – AlpeGossip
Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk flasin më? Veprimi i fundit i moderatores sqaron gjithçka (FOTO)

Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk flasin më? Veprimi i fundit i moderatores sqaron gjithçka (FOTO)

Mungesa e Arbana Osmanit në dasmën e Sarës dhe Ledionit në Itali, u komentua gjatë në media! Dyshohet se miqësia mes Arbanës dhe Ledionit është prishur, e kjo ishte arsyeja kryesore që Arbana qëndroi në Tiranë më 11 gusht dhe mungoi në dasmën e vitit.

Mirëpo Arbana vërtetoi se asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhënien e saj me Sara Hoxhën! Sara postoi mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale imazhet e para gjatë ceremonisë së altarit, momente pasi u shpallën burrë dhe grua!

Në altarin e thjeshtë të ngritur buzë liqenit Como, ata shkëmbyen puthjen e parë si të martuar. Këtë moment, ka zgjedhur ta komentojë edhe Arbana, e cila i bën një kompliment të ëmbël.

“Shumëëë bukur” – komenton moderatorja e “Top Channel” Arbana Osmani.

Mos vallë janë rregulluar marrëdhëniet mes tyre? Apo historia me Ledionin është hesap më vete?!