Një edicion ndryshe nga të tjerët/ Alketa Vejsiu zbulon risitë e “Dance With Me 5” (FOTO) – AlpeGossip
Një edicion ndryshe nga të tjerët/ Alketa Vejsiu zbulon risitë e “Dance With Me 5” (FOTO)

Një edicion ndryshe nga të tjerët/ Alketa Vejsiu zbulon risitë e “Dance With Me 5” (FOTO)

Me fillimin e sezonit të ri televiziv, starton edhe transmetimi i programeve me audiencë të lartë të cilët përfshijnë emrat më të njohur të ekranit. Ditën e hënë në televizionin “Klan” do të ngrejë siparin “Dance with me 5”, i cili këtë vit do të vijë me shumë risi, si tek juria, çiftet e konkurrentëve por edhe në mënyrën e konceptimit.

Prezantuesja e spektaklit Alketa Vejsiu në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga ky format.

“Ndryshe janë shumë gjëra. Duke filluar që nga skena, anëtari i jurisë që do të jetë balerini Kledi Kadiu si dhe çmimi financiar që do të jepet në fund të çdo episodi.”-ka thënë Alketa, duke mos dashur të zbulojë asnjë detaj tjetër nga nata e parë e këtij spektakli.

Kujtojmë se çiftet që do të konkurrojnë në këtë program janë: Leila Kraja dhe Robert Berisha, Rashel Kolaneci dhe Seldi Qalliu, Kiara Tito dhe Sazan Guri, Monika Lubonja dhe Donald Vashaj, Anjeza Maja dhe Romeo Vashaj.