“SI MOTRA BIJAKE”/ Na duket ne apo Liberta Spahiu po kopjon gjithnjë e më tepër e Elvana Gjatën (FOTO) – AlpeGossip
“SI MOTRA BIJAKE”/ Na duket ne apo Liberta Spahiu po kopjon gjithnjë e më tepër e Elvana Gjatën (FOTO)

“SI MOTRA BIJAKE”/ Na duket ne apo Liberta Spahiu po kopjon gjithnjë e më tepër e Elvana Gjatën (FOTO)

Elvana Gjata njihet për stilin e saj të veçantë në të veshur dhe këngëtarja mahnit gjithmonë në zgjedhjet e saj, si në skenë, ashtu edhe në përditshmërinë. Këngëtarja prej disa kohësh ka zgjedhur të jetë sa më natyrale, ndaj i është rikthyer flokëve gështenjë me onde dhe make up-it sa më të thjeshtë.

Por duket se Elvana nuk është e vetmja! Edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu, e cila përflitet se është e dashura e Flor Mumajesit, po bën të njëjtat zgjedhje si këngëtarja shqiptare. Në një foto të publikuar së fundmi në “Instagram”, Liberta duket si motra binjake e Elvana Gjatës. Moderatorja shfaqet me një fustan të kuq, të fryrë në dy krahët, ndërsa flokët i ka kthyer në një ngjyrë më të ëmbël, me onde!

Ndërsa Elvana, kishte zgjedhur një fustan afërsisht të njëjtë në mbrëmjen e koncertit të ditëlindjes së saj, fustan i koleksionit Valdrin Sahiti. Vajzat janë mikesha të ngushta të stilistit dhe ndoshta kjo është arsyeja kryesore përse bëjnë të njëjtat zgjedhje!

Pa na thoni, nuk ju duken edhe ju njëlloj?