“TIPA SI ATA PËR MUA JANË VJELLJE”/ Iliri dhe Paloma komentojnë Semin dhe Donaldin – AlpeGossip
“TIPA SI ATA PËR MUA JANË VJELLJE”/ Iliri dhe Paloma komentojnë Semin dhe Donaldin

“TIPA SI ATA PËR MUA JANË VJELLJE”/ Iliri dhe Paloma komentojnë Semin dhe Donaldin

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, ka rikthyer në vëmendje për disa prej banorëve debatin e tij të bujshëm me Semi Jaupajn dhe Donald Veshajn.

Teksa po bisedonte me Monika Lubonjën dhe Palomën, Iliri u shpreh se është i shqetësuar për fjalon dhe akuzat e bëra nga dyshja ndaj disa prej banorëve të tjerë.

“Tipa si ata për mua janë vjellje”/ Iliri dhe Paloma

“Për mua çfarë nuk tha, për Ardititn, për Monikën, për Palomën. Gjithsesi më bëri mirë si periudhë pasi arrita të njoh fytyrën e vërtetë të dikujt që e konsideroja shok”,  tha Iliri.

Ky i fundit shtoi më pas se ka konstantuar që dyshja kanë nisur një lojë, e cila sipas tij nuk është etike.

“Kur bëhen votimet e të preferuarve, ata të dy zgjedhin Kledin. Pse nuk votojnë njëri-tjetrin? Sepse duan që ë afrojnë sa më shumë persona”, vijoi duke thënë Iliri.

“Tipa si ata për mua janë vjellje”/ Iliri dhe Paloma

Më pas Paloma aprovoi argumentin e Ilirit teksa shtoi: “Tipa të tillë si ata të dy në jetën e përditshme unë i mbaj larg. Për mua karaktere të tilla janë vjellje”.