ANULLON KONCERTET/ Këngëtarja e njohur shtrohet në spital (FOTO) – AlpeGossip
ANULLON KONCERTET/ Këngëtarja e njohur shtrohet në spital  (FOTO)

ANULLON KONCERTET/ Këngëtarja e njohur shtrohet në spital (FOTO)

Pop yll Pink është detyruar të anulojë koncertet e saj në Australi për shkak të një virusi gastrik.

Këngëtarja fillimisht shtyu një datë javën e kaluar por u përkeqësua gjatë një performance mbëmjen e së shtunës.

Ajo është shtruar në spital dy herë në Sydeny. Koncerti i së hënës u pezullua teksa tifozët filluan të mbërrinin në vendin e ngjarjes, ndërsa performanca e së martës u shty.

“Pink do të vazhdojë të qëndrojë në spital, duke vazhduar trajtimin për tu rimëkëmbur,”-shkruajti në Tëitter Live Nation.

Ylli i muzikës, emri i së cilës është Alecia Moore, që do kontrollohet  nga mjekët të martën.

Koncerti i ardhshëm i planifikuar është të enjten dhe biletat janë ende në shitje nëpërmjet faqes së internetit të Live Nation.

Nuk dihet nëse do të anullohet.

Këngëtarja k pasur probleme shëndetësore para dhe gjatë turneut të saj në Australi, që filloi muajin e kaluar.