“DO TË HABITENI”/ Bëhuni gati për të kërcyer sepse po vjen Shakira (FOTO) – AlpeGossip
“DO TË HABITENI”/ Bëhuni gati për të kërcyer sepse po vjen Shakira (FOTO)

“DO TË HABITENI”/ Bëhuni gati për të kërcyer sepse po vjen Shakira (FOTO)

Për hapjen e Urës së Ibrit, në Mitrovicë do të mbahet një ceremoni e veçantë, ku thuhet se e ftuar do të jetë këngëtarja kolumbiane, Shakira.

Ishte ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ai që përmes një postimi në Facebook bëri me dijeni se do të performojë një këngëtare amerikane, emrin e së cilës pritet ta mbajë Ura e Ibrit.

Burime të ministrisë përkatëse për Klan Kosova zbuluan se bëhej fjalë për Shakira- n. Megjithatë u tha se “ende nuk ka diçka konkrete, veçse ajo është propozuar si ide e mundshme.”
Ura e Ibrit (Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon) ndodhet në qendër të qytetit dhe bashkon dy pjesët e tij, Mitrovicën urbane dhe Mitrovicën e vjetër.