PAS KËNGËTARIT TURK/ Genta Ismajli bashkëpunon me një tjetër artist të huaj – AlpeGossip
PAS KËNGËTARIT TURK/ Genta Ismajli bashkëpunon me një tjetër artist të huaj

PAS KËNGËTARIT TURK/ Genta Ismajli bashkëpunon me një tjetër artist të huaj

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Genta Ismajli udhëtoi për në Turqi dhe mediat turke i dedikuan një artikull duke zbuluar arsyen e vizitës së saj. U bë e ditur se ajo po përgatit një duet me një ndër këngëtarët më të njohur turk, emri i të cilit do të mbahet sekret deri në momentin e publikimit.

Mirëpo, ky nuk duket të jetë bashkëpunimi i vetëm pasi Genta ka vendosur të angazhohet shumë seriozisht në muzikë. Këngëtarja ka treguar se do të bashkëpunojë me një tjetër artist të huaj.

Bëhet fjalë për këngëtarin me origjinë afrikane David Jay. Genta ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet pranë tij në studio.

Po ashtu dhe David ka publikuar momente gjatë punimit të këngës, duke mos zbuluar të tjera detaje.