Bes Kallaku ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” për të folur për filmin e tij të ri “Falco” dhe sakrificat që ka bërë për të arritur ëndrrën e tij më të madhe, kinematografinë.
Aktori i njohur i humorit u shpreh se filmi i tij i ri është “arritja më e madhe artistike vetjake”. Ai u shpreh se ka sakrifikuar shumë për të punuar me xhirimet duke qëndruar larg familjes:
Besi tregoi i përlotur edhe një rast kur iu desh të zgjohej herët për të qëndruar me të bijën, por kur u zgjua ajo kishte dalë nga liqeni dhe nuk mundi ta shihte dot.
“Një ditë xhirimet i kisha në 10:00 dhe u zgjova në 9:00 e thashë do rri gjysmë ore me vajzën, por ajo kishte dalë nga liqeni. Janë segmente në jetë që prindërit duhet të bëjnë sakrificë. Unë u përfshiva në këtë projekt se dua të krenoj familjen time dhe doja të bëja diçka që është prodhuar rrallë në Shqipëri”.
Besi foli dhe për duetin e përfolur mes tij dhe Xhensilës dhe me shaka pranoi se dueti më i madh është vetë Ajka.
“E kemi bo duetin e kemi quajtur Ajka. Gjëja më e bukur që unë dhe Xhensila kemi bërë”, u shpreh aktori.