Nëse jeni vonë për punë dhe nuk dini se çfarë të bëni më flokët tuaj kjo është zgjidhja. Në fakt ky model mund të realizohet edhe për një festë, mirëpo edhe veshjeve serioze, ky model ju shkon. Prandaj, hairstylist e Class Hair and Makeup Monaliza Kasaj, ju vjen në ndihmë.
Gjithçka çfarë ju duhet janë 3 llastikë dhe disa karfica flokësh. Është shumë i lehtë për t’u realizuar qoftë nga ju, ose nga një mikeshë e juaja. Tashmë e keni zgjidhjen për flokët kur jeni vonë. Një model i thjeshtë, por që ju bën të dukeni bukur.