PAPARACËT E NDJEKIN PËR NJË FOTO/ Scarlett Johansson tregon incidentin e frikshëm – AlpeGossip
PAPARACËT E NDJEKIN PËR NJË FOTO/  Scarlett Johansson tregon incidentin e frikshëm

PAPARACËT E NDJEKIN PËR NJË FOTO/ Scarlett Johansson tregon incidentin e frikshëm

Aktorja e njohur, Scarlett Johansson, së fundmi ka përjetuar një incident aspak të këndshme për shkak të paparacëve.

Scarlett ka treguar se është ndjekur nga disa prej tyre dhe madje ka rrezikuar jetën e disa personave. 34-vjeçarja ka zbuluar se gjatë kohës që ishte duke u larguar nga një emision televiziv, paparacët ju vunë pas për ta përndjekur.

Ajo ka treguar se për shkak të paparacëve, që donin të zbulonin se ku ishte ulur ajo dhe fëmijët e saj, rrezikoheshin shoferët dhe kalimtarët e tjerë.

Scarlett ka shtuar se në të ardhmen ndonjë njeri mund të dëmtohet rëndë ose të ndërrojë jetë, njësoj si Princeshë Diana. Më tej ajo ka shtuar se shumë paparaci kanë një të shkuar kriminale, ndaj nuk ju vjen keq për pasojat që mund të lënë pas veprimet e tyre. “Shumë paparaci kanë pasur të kaluar kriminale dhe do bëjnë veprime të tilla vetëm për të arritur atë që duan”, është shprehur aktorja. Kujtojmë se Scarlett ka një karrierë disavjeçare në kinematografi, ndaj njerëzit janë të gjithmonë kuriozë të dinë më shumë rreth saj.