THA SE ËSHTË GEJ/ Muç Nano: Këtë saktësi mua më vjen turp që e bëj (FOTO) – AlpeGossip
THA SE ËSHTË GEJ/ Muç Nano: Këtë saktësi mua më vjen turp që e bëj (FOTO)

THA SE ËSHTË GEJ/ Muç Nano: Këtë saktësi mua më vjen turp që e bëj (FOTO)

Muajin e kaluar pushtoi portalet deklarata e gazetarit Mustafa Nano i cili gjatë shfaqjes së tij “One Man show” deklaroi se është gej.  “Unë jam gej. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar”, u shpreh Nano.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, gazetari kontravers ka folur për herë të parë mbi këtë çështje që bëri bujë.

“Ka pasur një histeri nëpër portale dhe kjo histeri ka pasur si refren titullin ‘Muç Nano është gej’. Më kanë thënë shumë veta që ta përgënjeshtroj, të dal dhe t’u them ‘Ore ça thoni’, por unë nuk e kam përgënjeshtruar qëllimisht sepse kjo është një lojë që bëjnë shqiptarët e prapambetur të cilët me mendje janë në mesjetë.

Shqiptarët që sipas tyre një gej është një lebroz. Unë nëse do të dilja dhe do thoja ‘Nuk është e vërtet, nuk jam gej’, do dukej sikur unë bëja lojën e tyre, do dukej sikur unë përcillja mesazhin: ‘Dëgjo unë nuk jam lebroz’. Mendoj që asnjëri nuk ka pse ta përgënjeshtroj sepse një gej është si të gjithë të tjerët.

Edhe ata që kanë ngritur këtë histeri kundër Muç Nanos gej, edhe ata e dinë që unë nuk jam gej. Këtë saktësi mua më vjen turp që e bëj. Gejt janë si të gjithë njerëzit e tjerë pa asnjë lloj ndryshimi. Një heteroseksual nuk ka kredenciale më të forta etike, morale, sociale sesa një gej”, u shpreh Nano.