PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Zbulohet gjinia e bebit të Fahriye Evcen dhe Burak (FOTO) – AlpeGossip
PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Zbulohet gjinia e bebit të Fahriye Evcen dhe Burak (FOTO)

PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Zbulohet gjinia e bebit të Fahriye Evcen dhe Burak (FOTO)

Në qershor të vitit 2017, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë në një festë gjigande me miqtë e ngushtë dhe familjarët. E menjëherë pas dasmës, ata u përballën me pyetjen që përndjek çdo çift: “Po bebin, kur do e bëni?”

Dhe tanimë çifti i njohur i aktorëve, e ka një përgjigje sepse do të bëhen prindër për herë të parë! Mediat turke bëjnë të ditur se Fahriye Evcen është në pritje të ëmbël, madje është mësuar se ajo do të sjellë një jetë një djalë.

Si gjithmonë, këto informacione kanë dalë nga miqtë e tyre të ngushtë sepse ata kanë zgjedhur të mos e komentojnë në media. Dy aktorët po e shijojnë pritjen e ëmbël në qetësinë e njëri-tjetrit dhe kanë vendosur të qëndrojnë larg sheshit të xhirimit për pak kohë, duke refuzuar projektet e ardhshme.