DISA MËNYRA TË MIRA/ Ja si t’ia fitoni zemrën vjehrrës me disa truke të thjeshta – AlpeGossip
DISA MËNYRA TË MIRA/ Ja si t’ia fitoni zemrën vjehrrës me disa truke të thjeshta

DISA MËNYRA TË MIRA/ Ja si t’ia fitoni zemrën vjehrrës me disa truke të thjeshta

Marrëdhëniet vjehrrë-nuse nuk janë edhe shumë të mira. Raporti me vjehrrën është paksa delikat Gjithsesi, ka edhe nga ato vjehrra dhe nuse të veçanta që kanë raporte të mira. Jeni me fat. Ne do të shkruajmë këtë artikull për ato nuse dhe vjehrra që nuk i kanë marrëdhëniet shumë të mira, por me pak punë dhe tolerancë mund t’ia dalin të jenë mikesha. Mjaftojnë disa truke të vogla:

Komplimentojeni vjehrrën- Shumica e grave i duan komplimentet, prandaj mos u kurseni me fjalët e mira. Fundja i keni pa shpenzime. Nuk ju kushton asgjë që herë pas here t’i bëni ndonjë kompliment për veshjen, flokët, por edhe për sjelljen.

Mbani anën e saj- Kur partneri juaj diskuton me nënën, gjithmonë mbani anën e saj. Ajo do ta vlerësojë mbështetjen tuaj. Me partnerin mund të pajtoheni më lehtë se me vjehrrën.

Bëni dhurata- Me siguri do të mendoni: Mos kjo gjë është e tepërt? Jo. Një gjë e vogël mund ta gëzojë atë. Ose nëse nuk doni të shpenzoni shumë para me veshjet, një ëmbëlsirë, ose ushqimin e saj të preferuar mund t’ia përgatisni dhe t’ia çoni në shtëpi.