“DASHURIA NIS NGA DEBATI”/ Renato Mekollit i ka rënë në kokë konkurentja e “Hell’s Kitchen” (VIDEO) – AlpeGossip
“DASHURIA NIS NGA DEBATI”/ Renato Mekollit i ka rënë në kokë konkurentja e “Hell’s Kitchen” (VIDEO)

“DASHURIA NIS NGA DEBATI”/ Renato Mekollit i ka rënë në kokë konkurentja e “Hell’s Kitchen” (VIDEO)

Shumë pak dimë për jetën sentimentale të shefit më të “ashpër” dhe më të komentuar të momentit Renato Mekolli. Por i ftuar në emisionin “Pop Culture”, që do të publikohet i plotë ditën e shtunë, Mekolli zbulon sesi duhet të jetë femra e tij e ëndrrave.

“Të jetë një vajzë normale me një trup shumë të mirë. Me gjëra të mira, por origjinale” – u shpreh Renato duke buzëqeshur.

I pyetur se cilën nga vajzat e “Hell’s Kitchen” do e shihte në një tjetër mënyrë nëse nuk do të ishte pjesë e formatit, ai u përgjigj pa hezituar. Bëhet fjalë për Ani Alkun, 23-vjeçaren e cila dashuron gatimin dhe kuzhinën.

“Cilën nga konkurentet do të gjuaje nëse nuk do të ishte konkurente në spektakël?” – e pyet Dojna.

“Ani është Ani.”- përgjigjet Renato.

“Ajo goca që i bërtite ku shkon me taka?” – vijon Dojna.

“Po dashuria kështu lind, me debate”- përfundoi duke qeshur shefi i kuzhinës Renato Mekolli.