NUK E DIMË SI DURON/ Arsyeja përse Khloe Kardashian nuk shkoi në Met Gala është fyese – AlpeGossip
NUK E DIMË SI DURON/ Arsyeja përse Khloe Kardashian nuk shkoi në Met Gala është fyese

NUK E DIMË SI DURON/ Arsyeja përse Khloe Kardashian nuk shkoi në Met Gala është fyese

Kim Kardashian, Kris Jenner, Kylie dhe Kendall Jenner morën pjesë dje në Met Gala në New York City.

Bashkëshorti i Kim, Kanye West si dhe partneri i Kylie-t Travis Scott, ishin gjithashtu të pranishëm.

Por çuditërisht, familjes i mungonin dy motrat Khloe dhe Kourtney dhe arsyeja përse ato nuk morën pjesë mbrëmjen gala, është disi fyese.

Sipas “Radar Online”, Khloe është futur në listën e zezë nga mikpritësja Anna Wintour e revistës “Vogue”, sepse sipas saj, ajo i përket listës C të personazheve të njohur.

Kjo do të thotë se Khloe nuk është në të njëjtin rang si motrat e saj Kim, Kendall dhe Kylie, të cilat i përkasin listës A, asaj parësore.

Nga ana tjetër Kourtney nuk shkoi në Met Gala për të mbështetur motrën e saj Khloe dhe për t’i qëndruar pranë.

Khloe nuk ka pozuar ende për “Vogue”, ashtu siç kanë bërë Kim, Kylie dhe Kendall. 34-vjeçarja e cila zotëron markën e xhinseve Good American, qëndroi në Los Angeles me vajzën True, dhe të njëjtën gjë bëri dhe Kourtney.

Dy motrat besohet se kanë qëndruar për të xhiruar disa skena për “Keeping Up With The Kardashians”.

As Khloe dhe Kourtney nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë në Met Gala dhe shpresojmë të kemi një reagim të tyre sa më shpejt.