“TAKOHEMI SË SHPEJTI”/ U bë arsyeja e largimit të Arbanës nga “Topi”, reagon Renato Mekolli (FOTO) – AlpeGossip
“TAKOHEMI SË SHPEJTI”/ U bë arsyeja e largimit të Arbanës nga “Topi”, reagon Renato Mekolli (FOTO)

“TAKOHEMI SË SHPEJTI”/ U bë arsyeja e largimit të Arbanës nga “Topi”, reagon Renato Mekolli (FOTO)

Pas lajmit të bujshëm të largimit të Arbana Osmanit nga “Top Channel” në mes të sezonit për shkak të sherrit me Ben Blushin, u mësua se moderatorja i zgjidhi pakënaqësitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në televizion.

Përpos pakënaqësisë për pagesën, burime për “Iconstyle” treguan se Renato Mekolli ishte një ndër arsyet e debatit të Arbanës me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.

Sipas burimeve, në gjysmën e sezonit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë shefi i njohur Renato Mekolli, për emisionin e ri të gatimit me fëmijë që do të nisë në prill.

Pas këtyre lajmeve, Renato Mekolli ka reaguar në Instastory duke publikuar lajmin e përhapur ngado dhe e ka përgënjeshtruar gjithçka është thënë.

“Vetëm në portalet tona lexohen këto lajme. Lajm i rremë. Takohemi së shpejti në Top Channel ne.”- shkruan Renato në postim.