A DUHET T’I PREKNI NISHANET ME NGJYRË TË KUQE? Ja çfarë thonë ekspertët – AlpeGossip
A DUHET T’I PREKNI NISHANET ME NGJYRË TË KUQE? Ja çfarë thonë ekspertët

A DUHET T’I PREKNI NISHANET ME NGJYRË TË KUQE? Ja çfarë thonë ekspertët

Shumë prej nesh kanë nishane të kuqe në trupin e tyre, të cilat askush nga ne nuk guxon t’i prekë pasi ka frikë se ato mund të jenë kancerogjene.

Po ju themi të mos shqetësoheni!

Nishanët në ngjyrë të kuqe apo të kuqërremtë shkaktohen si pasojë e moshës dhe e jetesës së pashëndetshme.

Zakonisht tek gratë këto nishane fillojnë të shfaqen pak kohë para hyrjes në menopauzë, dhe shkaktohen nga problemet e ndryshme kardiovaskulare.

Ndërsa tek meshkujt nishanet me ngjyrë të kuqe shfaqen si pasojë e abuzimit me alkoolin dhe problemeve që shkaktohen nga funksionimi i mëlçisë.

Gjithsesi, e mira është që të mos e ngacmoni pikën e kuqe që ju është shfaqur në trup. Pasi ngacmimi mund të shkaktojë përhapjen dhe kthimin e saj në vatër tumorale.