PLASI SKANDALI/ Fituesi i “Oscar” përballet me akuza seksuale nga aktorja e njohur – AlpeGossip
PLASI SKANDALI/ Fituesi i “Oscar” përballet me akuza seksuale nga aktorja e njohur

PLASI SKANDALI/ Fituesi i “Oscar” përballet me akuza seksuale nga aktorja e njohur

Aktorja e famshme Yael Stone ka akuzuar fituesin e “Oscar”, aktorin Geoffrey Rush, për sjellje të pahijshme seksuale.

Stone tregoi për “New York Times” se Rush ka kërcyer nudo para saj si dhe e ka përgjuar teksa bënte dush, gjatë viteve 2010-2011 kur të dy yjet luajtën në filmin “The Diary of a Madman”.

“Kishte vendosur një pasqyrë të vogël, lart në ndarjen midis dusheve, që e përdorte për të parë trupin tim të zhveshur”, është shprehur aktorja.

33-vjeçarja gjithashtu ka shtuar akuzat duket thënë se Geoffrey i dërgonte mesazhe eksplicite.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë aktori i cili u shpreh se akuzat janë të pasakta dhe disa raste janë nxjerrë tërësisht jashtë kontekstit.

“Në mënyrë të qartë Yael është mërzitur me faktin se unë jam shumë entuziast në punën time. Sinqerisht i kërkoj falje nëse i kam shkaktuar ndonjë shqetësim. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka përfunduar 67-vjeçari.