PAS “PSIKOPATJA JOTE”/ Fifi premton surpriza së bashku me Flor Mumajesin (FOTO) – AlpeGossip
PAS “PSIKOPATJA JOTE”/ Fifi premton surpriza së bashku me Flor Mumajesin (FOTO)

PAS “PSIKOPATJA JOTE”/ Fifi premton surpriza së bashku me Flor Mumajesin (FOTO)

Do ta donit një bashkëpunim tjetër nga Fifi dhe Kresha? Ata ndezën gjithë publikun në kompeticionin “Kënga Magjike” me projektin muzikor “Psikopatja jote” i cili rezultoi një sukses i vërtet pasi kënga vazhdon të dëgjohet e të jetë hit, edhe pas përfundimit të kompeticionit.

Në disa përgjigje që Fifi ka dhënë për ndjekësit e saj në Instagram, nuk e ka mohuar mundësinë e një tjetër bashkëpunimi me Kreshën, fakt ky që sigurisht na gëzoi.

Nga ana tjetër fansat kërkojnë edhe një bashkëpunim të Fifit me mikun e saj, Flori Mumajesin ndaj këngëtarja mori pikërisht këtë moment për t’ja kërkuar Florit publikisht diçka të tillë edhe pse na do mendja se dyshja e kanë menduar diçka të tillë më parë, aq kohë sa kalojnë bashkë në studion e Threedots.

Ndërkohë Fifin e frymëzon muzika e mirë dhe dashuria, të cilët ajo i konsideron komponentët kryesorë të krijimtarisë së saj.

Ndërsa përsa i përket pikës së dobët, për të është familja dhe nuk ka vend fare për diskutim.

Doni më nga Fifi? Me çka rrëfeu, presim një 2019-të edhe më produktive nga këngëtarja e cila është ndër artistet në ngjitje përsa i përket muzikës shqiptare.