Njihuni me katër rregulla që duhet të dini para se të vendosni fondatinën – AlpeGossip
Njihuni me katër rregulla që duhet të dini para se të vendosni fondatinën

Njihuni me katër rregulla që duhet të dini para se të vendosni fondatinën

Kur kremi pudër është aplikuar në mënyrë korrekte, ai nuk duket më si krem pudër, duket sikur është thjesht lëkura juaj. Me kaq shumë metoda, teknika dhe produkte të shtuara, shpesh herë harrojmë që rëndësinë më të madhe të make up-it e ka baza. Më poshtë do të mësoni 6 rregulla të shenjta për të përhapur siç duhet fondatinën.

1. Çelësi është përgatitja e fytyrës!

Hidratimi dhe scrubi i fytyrës janë elementët thelbësorë. Ndryshe tekstura do të mungojë dhe sipërfaqja e lëkurës suaj do të duket aspak natyrale.

2. Sa më pak krem, aq më mirë.

Që përfundimi të jetë sa më natyral dhe njëkohësisht mbulues, duhet ta përdorni fondatinën me masë. I gjithë sekreti qëndron tek përhapja, jo tek sasia.

3. Nëse e kaloni masën, mos harroni të përdorni locionet për ruajtjen e make up-it.

Nëse fiksimi juaj është super mbulimi dhe shumë krem pudër në fytyrë, mos harroni të përdorni locionin që shërben për të mbajtur sa më gjatë make up-in pa ju besdisur në fytyrë.

4. Mos e rëndoni grimin me pudrën mbuluese.

Vetëm në zonën “T” të fytyrës. Pjesa tjetër le të shkëlqejë!