Kiara Tito është një ndër banoret që ka qenë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në Big Brother VIP. Moderatorja teksa ka biseduar me Amosin, ka folur së fundmi për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.
“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”- u shpreh Kiara.
Kujtojmë se butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.
Ata janë përfolu gjatë për një lidhje të cilën nuk e pranuan kurrë. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.
Mirëpo i ftuar disa javë më parë në “Zemër Luana”, Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Aritsti u pyet se përse u nda nga Kiara Tito
“Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”– u përgjigj asokohe Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.
Më pas, Kiara u ftua me gjyshen e saj, te “Rudina”, ku moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha: “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”.
Por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?” Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka”.
Thashethemet për lidhje nisën nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.