Reperi i njohur Buta i ka dhënë fund beqarisë. Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj prej kohësh ishte në një lidhje serioze me një vajzë me emrin Fjolla.
Martesën reperi e ka bërë në fshehtësi të plotë nga syri i publikut, por ka vendosur që së fundmi të ndajë fotot krah partneres, i veshur dhëndër.
Nusja gjithashtu duket shumë elegante me fustanin e bardhë teksa çifti pozojnë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
“Partnerja ime në krim”-shkruan reperi 26-vjeçar krah fotove.