Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku komentohet shumë në media për jetën e luksit, makinat e shtrenjta e veshjet firma. Morena gjërat e luksit nuk i blen vetëm për vete, por edhe për qenin e saj.
Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto ku tregon se qenushit i ka blerë një makinë lodër rozë Porsche. Dhe kjo nuk është e vetmja dhuratë e Morenës për Moin sepse në Instagram postohen shpesh foto të qenushit mes luksit.
Qenushët BOO janë ndër qentë më të shtrenjtë dhe afërsisht çmimi i këtij qeni shkon deri në 10.000 mijë euro.
Së fundmi Morena i fshiu të gjithë miqtë e saj nga Instagrami dhe u shpreh se miku i saj më besnik është Moi dhe askush tjetër.