Si të përdorni ngjyrën jeshile ushtarake në grim – AlpeGossip
Si të përdorni ngjyrën jeshile ushtarake në grim

Si të përdorni ngjyrën jeshile ushtarake në grim

Siç mund ta dini ngjyra ushtarake ka qene dhe do te jete gjithmonë e preferuar qoftë ne veshje ashtu dhe ne grim.

Ngjyra jeshile ushtarake është një nuance e cila ka qene ne trend për shume sezone. Nëse e përdorni ne mënyrë korrekte atëherë me te mund te krijoni një pamje shume te bukur për një pasdite jo formale me familjen, miqtë apo për te shkuar ne kinema. Po përveç përdorimit te kësaj ngjyre ne grim mund ta mbani edhe ne veshjet tuaja. Ja disa ide te bukura nga te cilat mund te merrni frymëzim nëse jeni dashamirëse e ngjyrës jeshile ushtarake. Siç mund ta dini ngjyra ushtarake ka qene dhe do te jete gjithmonë e preferuar qoftë ne veshje ashtu dhe ne grim.

1. Si te përdorni ngjyrën jeshile ushtarake. Gjeja e pare qe duhet te bëni është te përhapni një baze ne mënyrë qe ngjyra jeshile te qëndrojë me gjate ne qepallat tuaja. Kështu me një penel shtrini një ton sysh ne ngjyre bezhe dhe sfumojeni mire me pas aplikoni një tone tjetër ne ngjyre me kafe te cilin duhet ta sfumoni përsëri dhe me pas aplikoni tonin ne ngjyre jeshile ushtarake. Nëse preferoni një grim me te renduar mund te synoni për një ton sysh ne ngjyre jeshile ushtarake me xixa. Mos harroni te aplikoni rimelin ndërsa për buzët është me mire nëse zgjidhni një buzëkuq ne tonalitet nude.

2. Si te nxirrni ne pah grimin Nëse dëshironi te nxirrni ne pah grimin sugjerimi është te përdorni ngjyra neutro ne veshjet tuaja. E bardha është një baze e cila mund te kombinohet me çdo gjë kjo ngjyre do ta bej pamjen tuaj edhe me formale. Ngjyra gri dhe e zeze duken gjithashtu bukur.

3. Çfarë nuk duhet te bëni Është mire te evitoni te përdorni ngjyrën jeshile ushtarake ne grimin tuaj dhe ne veshjen ne te njëjtën kohe. Një total look ne ngjyre jeshile ushtarake do te ishte vërtet e tepruar dhe jashtë mode.