E GJITHA ME TË BARDHA/ Vip-et na mësuan si të vishemi pas nxirjes së plazhit (FOTO) – AlpeGossip
E GJITHA ME TË BARDHA/ Vip-et na mësuan si të vishemi pas nxirjes së plazhit (FOTO)

E GJITHA ME TË BARDHA/ Vip-et na mësuan si të vishemi pas nxirjes së plazhit (FOTO)

Një nga trendet më të përhapura të veshjeve këtë verë, sipas VIP-ave tanë ka qenë veshja vetëm me të bardha.

Në fakt, për këtë periudhë të vitit kjo veshje është perfekte. Trupi i nxirë dhe dielli që shëndrit gjatë gjithë kohës, me këtë veshje ju bën te dukeni të pastër dhe sikur po shkëlqeni.

Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë mënyrat më të mira sesi mund ta realizoni këtë veshje.

Lori Hoxha                                                                                  

   

Ilda Bejleri

Jonida Maliqi                                                                         

Luana Vjollca

Alketa Vejsiu                                                  

1.Për një të dalë në darkë 

Mund të vishni një fustan të bardhë të ngushtë, bust ose me rripa, të shoqëruar me një pal sandale me takë, një çantë të vogël dhe disa aksesorë të shëndritshëm. Jeni gati për ti mrekulluar të gjithë.

2. Për ta veshur në mëngjes

Mund të vishni një fustan të shkurtër të gjerë, të shoqëruar me atlete, shapka ose sandale të sheshta. Sigurohuni te merrni dhe një çantë që është e përshtatme për orët e mëngjesit, përshëmbull një çantë të vogël kashte. Përsa i përket aksesorëve, tregohuni të kujdesshme dhe mos e teproni shumë. Diçka e thjeshtë do të ishte e mjaftueshme.

3. Për në plazh

Mund të zgjidhni një fustan ose diçka tjetër të bardhë që të jetë me tyl, dhe ju e dini tashmë, shoqërojeni me një pal shapka, çantë të madhe plazhi dhe mos harroni kapelen e kashtës bashkë me syzet e diellit.

4. Nëse doni të jeni sportive

Mund të zgjidhni një T-shirt ose kanatjere të bardhë, tuta ose pantallona të shkurtra të bardha dhe shoqërojini me atlete. Sigurisht të bardha. Vendosni disa aksesorë me ngjyrë dhe mos harroni syzet e diellit dhe çantën tuaj sportive.

5. Nëse dëshironi një veshje stylish por dhe të duket serioze.

Ju sygjerojmë një kostum të bardhë me një xhaketë dhe pantallona të lehta. Shoqërojini me një palë taka të thjeshta dhe çantë të vogël . Përsa i përket aksesorëve, qëndroni sa më të thjeshtë.

Tashmë mund të krijoni disa ide të thjeshta se si mund të dukeni të freskëta dhe rrezatuese në këtë periudhë vere. /AlpeGossip.al