ÇFARË NDODHI? Aktorët e Duplex lënë nam, zihen live në emision (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Aktorët e Duplex lënë nam, zihen live në emision (FOTO)

ÇFARË NDODHI? Aktorët e Duplex lënë nam, zihen live në emision (FOTO)

Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” janë aktorët e “Duplex”, spektaklit të humorit që ju bën të qeshni çdo të shtunë në ekranin e TV Klan. Pyetja e parë që ju drejtua aktorëve ishte: Cili mendoni se është më i rëndësishmi prej jush?

Menjëherë të gjithë u përgjigjën një zëri ‘Unë’. Kjo bëri që aktorët të zihen me njëri-tjetrin se kush është më i miri. I pari u hodh Turi i cili u shpreh se duke qenë producenti i programit është ai më i rëndësishmi. Pas tij edhe aktorët nisën ta quanin veten më të rëndësishmin duke përmendur faktin që vinin nga vende të ndryshme.

“Në një staf secili ka rëndësinë e vetë, aktorët janë të rëndësishëm, stafi organizativ, regjisori, por në fund të ditës producenti është më i rëndësishmi. Mbetem unë më i rëndësishmi”, u shpreh Turjan Hyska.

“Ne gjithësecili kemi veçantinë tonë, atë që se ka asnjë por e kemi vetëm ne, por duhet të dimë nga vijmë. S’mund të ecim para pa ditur nga vijmë. Unë jam shkodran, mjafton të jesh nga Shkodra dhe kuptohet se kush është më i rëndësishmi”, tha Juli.

“Jam dakort me Julin, por vlen për tu përmendur që qyteti im Puka s’ka prodhuar kurrë humor dhe jam unë që e solla qytetin e Pukës në një spektakël të tillë. Prandaj jam unë personi më i rëndësishëm sepse kam element që nuk i ka asnjë”, u shpreh Visjani.

“Unë duhet të vlerësohem se jam nga kryeqyteti. Humori vjen nga kryeqyteti pastaj shpërndahet nëpër rrethe. Ça na ngelet, ja u japim ju. Jo Shkodra, jo Puka, muhabet kot”, ndërhyri Egleini.

“Jam dakort me kolegët por unë jam nga Erseka, vendi kulturës dhe unë jam më i rëndësishmi”, u shpreh Andrea.

“Po kot pordh bëni. Më i rëndësishmi është ai që e merr problemin, e shkoqit dhe përveç humorit i jep dhe zërin e arsyes dhe bën më shumë për të qeshur nga të gjithë. Një numër komik po nuk pati kuptim, po nuk pati lidhje të drejtpërdrejtë me përditshmërinë, me hallet e njerëzve, nuk ka vlerë. Më i rëndësishmi në këtë rast është ai që jep zërin e arsyes. Pra Eliona me Artën”, tha Albano.