CEREMONI BUZË DETIT/ Këngëtarja shqiptare flet për dasmën madhështore (FOTO) – AlpeGossip
CEREMONI BUZË DETIT/ Këngëtarja shqiptare flet për dasmën madhështore (FOTO)

CEREMONI BUZË DETIT/ Këngëtarja shqiptare flet për dasmën madhështore (FOTO)

Prej disa ditësh në media është përfolur për lidhjen mes këngëtares Marsela Çibukaj dhe Vitmar Bashës. Dyshja në muajin shkurt të këtij viti pranuan lidhjen e tyre publikisht dhe pak ditë më parë u përfol se do të kurorëzonin dashurinë e tyre në një dasmë.

Së fundmi, çifti i njohur ka dhënë  një intervistë për ‘Revistën Who’ ku kanë zbuluar planet e tyre për dasmën, për krijimin e familjes dhe karrierën e tyre.

Të pyetur nga gazetarët në lidhje me dasmën e shumëpërfolur, Vitmari ka treguar se ende nuk kanë planifikuar një të tillë.

Pavarësisht se është përfolur shumë në portale apo media për fajin tënd, ne nuk kemi ndarë apo planifikuar ende asgjë. Do na pëlqente pse jo, siç themi ne Tironsit “me kismet t’Zotit”.”, tha këngëtari teksa Marsela rrëfeu se si e imagjinonte martesën e saj.

“Buzë deti, të rrethuar nga njerëzit që duam fort, prindërit, shoqëria… diçka e thjeshtë, por kuptimplotë dhe me siguri me muzikë shumë të mirë.”, përfundon ajo.