Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani janë një nga çiftet më simpatike në vendin tonë të cilët kanë fituar zemrat e publikut prej vitesh. Siç dihet ata janë prindër të një djali të me të cilin shpesh herë publikojnë pamje.
Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Hoxha pasi Andrra feston ditëlindjen. Ka qenë Sinani i pari që ka publikuar një video nga festa e ditëlindjes së Andrrës dhe nga surpriza që i ka bërë.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Sinani pranë videos ku shihet torta surprizë që Sinani kishte përgatitur për bashkëshorten e tij. Po ashtu në video bie në sy edhe super festa e ditëlindjes ku Andrra shihet e rrethuar nga mikeshat dhe familjarët e saj.