JO VETËM MAMATË/ Vajzat e Sonit dhe Rezartës janë të pandara njësoj si nënat e tyre (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM MAMATË/ Vajzat e Sonit dhe Rezartës janë të pandara njësoj si nënat e tyre (FOTO)

JO VETËM MAMATË/ Vajzat e Sonit dhe Rezartës janë të pandara njësoj si nënat e tyre (FOTO)

Soni Malaj dhe Rezarta Shkurta janë dy nga mikeshat më të mira të showbiz-it shqiptar dhe këtë e kanë treguar gjithmonë me gjestet që bëjnë për njëra-tjetrën.

Vajzat shihen shpesh bashkë dhe në evente të rëndësishme ato janë gjithmonë në radhët e para për të suportuar njëra-tjetrën.

Shpesh momentet e tyre ato i ndajnë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale dhe së fundmi Rezarta ka zbuluar se edhe vajzat e tyre kanë një raport shumë të afërt.

Ato kanë qenë së bashku në kinema për të parë filmin “The Lion King” dhe mjaft të lumtura qëndrojnë të kapura përdore.

“Shoqe të ngushta të së ardhmes”, shkruan Rezarta krahas videos së Anës dhe Herës.

Bukuroshet janë thuajse në të njëjtën moshë dhe sigurisht dhe kjo është shumë favorizuese për marrëdhënien e tyre.