"SOT NUK DO TA KISHA BËRË KURRË GJOKSIN"/ Modelja e njohur pendohet keq - AlpeGossip
“SOT NUK DO TA KISHA BËRË KURRË GJOKSIN”/ Modelja e njohur pendohet keq

“SOT NUK DO TA KISHA BËRË KURRË GJOKSIN”/ Modelja e njohur pendohet keq

Ndërhyrjet kirurgjikale të njohura si “Botoks” janë kthyer në një trend gjatë viteve të fundit, por shumë prej atyre që i janë nënshtruar këtyre ndërhyrje janë penduar thellë në shpirt.

Njëra prej tyre është modelja spanjolle dhe njëkohësisht bashkëshortja e mbrojtësit të PSG-së, Dani Alves, Joana Sanz. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka zbuluar arsyen se pse rriti gjoksin përmes kësaj ndërhyrjeje.

“E bëra sepse fatkeqësisht stereotipi që ka një grua është në gjoks. Për një adoleshent që e pëlqente modën, ishte frustruese që të mos e plotësoja atë stereotip. Sot nuk do ta kisha bërë sepse në modë nuk duhen gjokset e mëdha “.-shkruan Sanz në “Instastory”.

Një deklaratë e fortë dhe që pritet të shërbejë si mësim për ato vajza që dëshirojnë t’i nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve.