“TI LËVIZ MALE”/ Einxhel Shkira merr dhuratën simbolike nga kunata (FOTO) – AlpeGossip
“TI LËVIZ MALE”/ Einxhel Shkira merr dhuratën simbolike nga kunata (FOTO)

“TI LËVIZ MALE”/ Einxhel Shkira merr dhuratën simbolike nga kunata (FOTO)

Disa dyshonin në lidhjen e tyre e të tjerë i mbështesnin. Është fjala për çiftin e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz.

Por jo vetëm kaq, pasi duket se Einxhel ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me motrën e Dagz, Aurorën. Kjo e fundit ka treguar që më herët se e pëlqen moderatoren e njohur dhe se mbështet lidhjen e të vëllait me të.

Madje dy vajzat shfaqen herë pas here bashkë në rrjetet sociale teksa nuk mungojnë dedikimet e ëmbla. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Aurora i ka dërguar një buqetë me lule.

“Ti lëviz male”/ Einxhel Shkira merr dhuratën simbolike

E bashkë me të edhe një pusullë ku shkruhet: “Ti lëviz male. Për ty Einxhel”. Ka qenë moderatorja ajo që e ka ndarë këtë dhuratë modeste por domethënëse me ndjekësit e saj ku shkruan: “Nga lulja më e bukur”, referuar Aurorës.

Më parë ka qenë Einxhel ajo që surprizoi motrën dhe nënën e Dagz. Edhe pse nuk ishin takuar ende moderatorja tregoi gjithashtu se për 8 Mars, ditën Ndërkombëtare të Grave u ka bërë atyre dhurata simbolike.