“SI THUHET BUKUR NË SHQIP?” Beatrix risjell gafën virale, ja reagimi i saj kur dëgjon veten – AlpeGossip
“SI THUHET BUKUR NË SHQIP?” Beatrix risjell gafën virale, ja reagimi i saj kur dëgjon veten

“SI THUHET BUKUR NË SHQIP?” Beatrix risjell gafën virale, ja reagimi i saj kur dëgjon veten

Nëse themi Beatrix Ramosaj, përveç Donaldit, me siguri gjërat e para që ju vijnë në mend janë “Jeta”, “Zgare loqk”, “Si i thonë bukur shqip”, “Bukur fare”. Këto fjalë kaq shumë të përdorura nga këngëtarja kanë bërë xhiron e rrjetit dhe duket se identifikojnë Beatrix.

“Si thuhet ‘bukur’ në shqip?” është një nga ‘gafat’ më virale të Beatrix në “Big Brother VIP”. Këngëtarja ka treguar se i ka marrë të gjitha me sportivitet e madje edhe i ka risjellë disa prej tyre.

Ajo ka realizuar një video në TikTok duke përdorur një ‘sound’ të krijuar nga njerëzit pikërisht me momentin kur ajo ndodhet në dhomën e rrëfimit dhe thotë: “Gjithmonë e bëjmë pemën bashkë. Është…Nuk më vijnë llafet. Qysh thuhet ‘bukur’ në shqip?”

Në momentin e batutës, Beatrix shihet tek reagon e turpëruar duke vendosur dorë te goja. Kjo nuk është hera e parë që ajo poston të tilla momente pasi shpesh në rrjetet sociale fotot a videot i shoqëron me ‘gafat’ e saj.

Pas ndarjes nga Donald Veshaj ajo është shfaqur në humor dhe në udhëtime të shumta. Beatrix ka paralajmëruar se do sjellë një bashkëpunim me Dj Geek që do jetë për ndarjen por deri tani nuk ka zbuluar ende se kur do publikohet kënga.

VIDEO