HABIT Antonela Berisha: Ish-partnerit i kanë ofruar lekë për të shitur fotot e mia… – AlpeGossip
HABIT Antonela Berisha: Ish-partnerit i kanë ofruar lekë për të shitur fotot e mia…

HABIT Antonela Berisha: Ish-partnerit i kanë ofruar lekë për të shitur fotot e mia…

Një ndër të ftuarat në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, e cila tregoi një rast të saj personal. Ajo rrëfeu se kur u bë pjesë e emisionit të dashurisë, ish-i dashuri i kishte treguar mesazhet që gazetarët i kishin bërë, që ai t’u jepte ndonjë video të saj.

“Unë personalisht kur i kam hyrë televizionit, në “Për’puthen”, më ka dërguar ish-i im, mesazhet e gazetarëve që i ofronin lekë dhe i thoshin “ça ke diçka të Antonelës që ta poshtërojmë. Edhe nuk e ka bërë. Unë mendoj se varet edhe me çfarë meshkujsh rrimë ne”, tha ajo.

Më pas Antonela u shpreh se disa meshkuj e bëjnë për inat publikimin e videove intime.

“E di kush është ai mashkull që të bën keq? Dikush që ka qenë i dashuruar me ty dhe ti sa je ndarë ke shkuar dhe je lidhur me një tjetër. E ça po i bëj shtrigës, se nuk po them ndonjë fjalë tjetër, po i publikoj videot. Pra i bëjnë nga inati”, u shpreh Antonela.