MËSOJINI TANI/ 3 truke të thjeshta që nxisin lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës – AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ 3 truke të thjeshta që nxisin lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës

MËSOJINI TANI/ 3 truke të thjeshta që nxisin lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës

Lëvizja e parë e fëmijës në barkun e nënës mbetet një nga momentet më drithëruese dhe emocionuese për të gjitha nënat, një ndjesi që çdo nënë dëshiron ta përjetojë vazhdimisht. Lëvizjet e fetusit fillojnë në tremujorin e dytë, megjithatë jo të gjitha gratë shtatzëna i përjetojnë me të njëjtin intensitet. Më poshtë ju njohim me 3 metoda të thjeshta që nxisin lëvizjen e fetusit. Tashmë ju mund të përjetoni magjinë e këtyre momenteve kur të deshironi.

Pini një gotë ujë të ftohtë, vogli juaj do të zgjohet menjëherë. Temperatura e  ftohtë e ujit bën që fëmija ta ndiejë atë dhe të lëvizë në kërkim të ngrohtësisë. Këtë mund ta bëni edhe duke vendosur kuba akulli në bark, thjesht shtypeni me butësi pakon e akullit në bark.

Shtypni barkun me gishta, por jini të kujdesshme dhe bëjeni me butësi këtë veprim. Kjo është metodë që funksionon, është e njëjta teknikë që përdoret kur shkoni tek specialisti për të bërë ultratingujt. Ndërkohë që ai përdor pajisjet e tij për ta bërë këtë, ne ju sugjerojmë të përdorni diçka më të sigurtë, gishtat tuaj. Thjesht duke bërë disa lëvizje të vogla, të qeta në mënyrë që të ndjeni lëvizjen e të voglit brenda jush.

Këndojini fëmijës pasi një ninullë e ëmbël do të nxisë një reagim të fortë të tij. Ju mund të provoni të vini një muzikë të ëmbël në bisedat prindërore, por në këto raste kujdes, një muzikë me volum të lartë mund të lëndojë veshët e të voglit tuaj të cilët janë ende në zhvillim.