Bruno i Threedots nuk paska qenë ai që kemi njohur, ky është emri i tij i vërtetë - AlpeGossip
Bruno i Threedots nuk paska qenë ai që kemi njohur, ky është emri i tij i vërtetë

Bruno i Threedots nuk paska qenë ai që kemi njohur, ky është emri i tij i vërtetë

Pjesëmarrja e të treve në X Factor Albania 1 ishte prezantimi më i madh me publikun. Pasi kanë kaluar faza të ndryshme audicionesh dhe skualifikimesh gjatë netëve live, ata ishin shumë të lumtur që u bënë pjesë e 10 konkurrentëve më të mirë dhe, pse jo, ishin edhe pretendentë për çmimin e madh.

Shumë pak kohë pas spektaklit ku të tre shkëlqyen, rrugët do të ndaheshin për një karrierë solo, por performancat e para nuk u harruan, madje rrëmbyen me mijëra fansa që i duartrokitën në sallë dhe i pëlqyen nga ekrani. Grupi X, me Xhesi Kananin, Xhieldo Hysenin dhe Qazim Myzeqarin u kthye ndër më të preferuarit për publikun 6 vjet më parë.

Djemtë nga Elbasani, shumë shpejt nisën rrugën e artit dhe treguan se ambiciet muzikore sapo i kishin nisur.

Nuk kanë kaluar shumë kohë që atëherë, por emrat e vërtetë i paskemi harruar. Ai që të gjithë e njohim me emrin e artit si Bruno, në të vërtetë paska qenë një nga djemtë e drojtur të Elbasanit, i cili u ra në sy të gjithëve për ngjashmërinë me këngëtarin e famshëm Bruno Mars, pas të cilit do të “pagëzohej” me emrin e ri.