Lori Hoxha bën rrëfimin prekës: Unë nuk e dija kush ishte Tani, e kuptova pasi ai iku... - AlpeGossip
Lori Hoxha bën rrëfimin prekës: Unë nuk e dija kush ishte Tani, e kuptova pasi ai iku…

Lori Hoxha bën rrëfimin prekës: Unë nuk e dija kush ishte Tani, e kuptova pasi ai iku…

Sot mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri.

Familja, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë do ta kujtojnë përherë Tanin e Topit, njeriun që me aftësitë e kurajën e pabesueshme arriti që, pothuaj nga hiçi, të ngrinte veç të tjerave një perandori mediatike. Sot, më shumë se kujtdo, Tani i Topit i mungon familjes, bashkëshortes dhe Presidentes së Top Medias, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijëve të tij, Lori, Sara, Redia dhe Itan.

Lori Hoxha është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ku u shpreh se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

Lori u shpreh se nuk do të donte kurrë të ikte nga vizioni i Tanit, por thotë se vizioni i tij duhet të evoluojë.

“Tani është sinonim i Topit. Nuk ka për të ikur kurrë shprehja: “Tani i Topit”. Dhe unë nuk dua ta heq këtë. Unë dua të bëhen gjëra aq të mira sa dhe njerëzit të thonë edhe Tanit do t’i kishte pëlqyer kjo. Unë nuk do të doja që ne të iknim nga vizioni i Tanit, por sigurisht që ai vizion duhet të evoluojë dhe po evoluon”, u shpreh Lori.

Më tej, Lori thotë se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”.