HIDHINI NJË SY/ Çfarë është “energjia e Virgjëreshës”, të cilën mund ta kenë të gjitha shenjat? – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Çfarë është “energjia e Virgjëreshës”, të cilën mund ta kenë të gjitha shenjat?

HIDHINI NJË SY/ Çfarë është “energjia e Virgjëreshës”, të cilën mund ta kenë të gjitha shenjat?

Eh, Virgjëresha…një shenjë kaq komplekse, perfeksioniste, e përkushtuar, besnike, sigurisht që ka një energji të papërshkrueshme, të cilën mund ta kesh edhe ti, pavarësisht nëse je Luan, Ujor, apo çdo shenjë tjetër.

Tani, çfarë është “energjia e Virgjëreshës”?

Sipas astrologes Maisy Bristol, “energjia e Virgjëreshës” është thjesht një energji shumë e fuqishme, që njihet për një intuitë shumë të fortë, e cila kupton edhe ndryshimin më të vogël të sjelljes. Virgjëresha është gjithnjë besnike dhe si e tillë, frekuenca e energjisë së saj nuk ndryshon, ndaj nëse ti ke të njëjtat karakteristika si më poshtë, mund të kesh “energjinë e Virgjëreshës”, nuk ka rëndësi se ç’shenjë ke.

Ka disa shenja që tregojnë se mund ta kesh “energjinë e Virgjëreshës” dhe ato janë:

Punon shumë

Je i/e orientuar drejt qëllimeve

Përjeton ankth përpara përgjegjësive të reja

Mendon shumë për gjithçka, derisa streson veten

Ke pa fund durim

Person shumë i zgjuar

Sakrifikon shumë për të ndihmuar të tjerët

Detajist/e

Analizon gjithçka

Vëren edhe ndryshimin më të vogël te një person tjetër

Nëse ke “energjinë e Virgjëreshës”, me shumë mundësi kur lexon karakteristika të kësaj shenje e kupton që lidhen shumë me ty. Mund ta kesh ashendent, ta kesh në chart-in e horoskopit, mund të jetë e pozicionuar në një mënyrë ndikuese në planetin, hënën, diellin dhe elemente që udhëheqin shenjën tënde, ndaj mos u çudit nëse e gjen veten kaq të ngjashëm/me me Virgjëreshën, përkundrazi, krenohu!