GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Gent Fatali i prezanton prindërve motrën e Loredanës – AlpeGossip
GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Gent Fatali i prezanton prindërve motrën e Loredanës

GJËRAT PO BËHEN SERIOZE/ Gent Fatali i prezanton prindërve motrën e Loredanës

Prej disa kohësh në media është përfolur gjatë për marrëdhënien mes reperit Gent Fatali dhe motrës së Loredanës, Rozafa. Dyshja si fillim nuk e pranoi dhe të shumta ishin ata që thanë që në fakt Genti Rozafën e ka gocën e hallës.

Megjithatë, disa javë më parë ai publikoi një foto ku shfaqej me bukuroshen brune duke pranuar kështu lidhjen. I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Thumb”, Genti ka folur për marrëdhënien me Rozafën dhe siç duke lidhja e tyre është bërë serioze.

‘Është zgjedhje e Rozafës të mos prononcohet dhe të dal në media apo kështu e bën Genti jetën e tij private?’ është pyetur reperi nga gazetarja.

“Kur e thua këtë fjali i bie që Genti është i lidhur me Rozafën dhe Genti se ka Rozafën gocë halle. Nena ime e njeh ‘gocën e hallës’, vjen ndonjëherë për çaj tek shtëpia. Po edhe unë kam shkuar tek shtëpia e saj.”, ka treguar Genti teksa gazetarja më pas e ka ngacmuar duke i thënë se i është vendosur laku në fyt me këtë lidhje.

“Nëse më është vendosur, më është vendosur me dëshirë”, ka thënë ai duke treguar kështu se lidhja është shumë serioze. Ndërsa i pyetur për marrëdhënien me Mozzik dhe Loredanën ai ka thënë se janë shumë të mira dhe se i ka takuar shpesh.