SHPALLET FITUESJA E “MISS UNIVERSE 2018″/ Trejsi Sejdini fitoi zemrat e të gjithë ndjekësve – AlpeGossip
SHPALLET FITUESJA E “MISS UNIVERSE 2018″/ Trejsi Sejdini fitoi zemrat e të gjithë ndjekësve

SHPALLET FITUESJA E “MISS UNIVERSE 2018″/ Trejsi Sejdini fitoi zemrat e të gjithë ndjekësve

Catriona Grey nga Filipinet mori të dielën kurorën e “Miss Universe 2018”, duke mposhtur garueset nga 93 vende të tjera.

Ajo bëhet filipinasja e katërt që sjell në shtëpi titullin e lakmuar nga shumë vajza. Këtë vit, Shqipëria përfaqësohej nga Trejsi Sejdini, e cila në votimet online ishte ndër më favoritet për të marrë kurorën.

Përpara finales, vëmendje e madhe ishte tek Miss Spanja, Angela Ponce, konkurrentja e parë transgjinore në historinë e këtij eventi.

“Po tregoj se femrat trans mund të jenë gjithçka që atp duan të jenë: një mësuese, një nënë, një mjeke, një politikane dhe madje edhe Miss Universe”, tha Ponce, e cila nuk arriti të futet në top 20.