NË MOSHËN 34 VJEÇARE/ Gjendet i vdekur në shtëpi themeluesi i aplikacionit të famshëm – AlpeGossip
NË MOSHËN 34 VJEÇARE/ Gjendet i vdekur në shtëpi themeluesi i aplikacionit të famshëm

NË MOSHËN 34 VJEÇARE/ Gjendet i vdekur në shtëpi themeluesi i aplikacionit të famshëm

Bashkëthemeluesi i popullor HQ Trivia, Colin Kroll, është gjetur i vdekur në banesën e tij në New York, në moshën 34 vjeçare.

Shefi ekzekutiv, që themeloi platformën e videove Vine, u gjet nga policia. Ishte e dashura e tij që lajmëroi policinë që të shkonin ta kontrollonin, raporton BBC.

HQ Trivia është një lojë për celularë që u bë jashtëzakonisht shumë popullore.

Zyrtarët e Departamentit të Policisë së New York shkuan në banesën e Kroll në Manhatan për të kryer një kontroll të mirëqenies dhe gjetën trupin e tij së bashku me disa pajisje të drogës aty pranë, raportoi TMZ.

“Mësuam sot për vdekjen e mikut dhe themeluesit tonë, Colin Kroll dhe me trishtim të thellë duhet ti themi lamtumirë,”-u shkruajt në një deklaratë të HQ.

Kroll themeloi HQ Trivia me Rus Yusupov.

“Përgjithmonë do të kujtoj shpirtin e tij të mirë dhe zemrën e madhe. Ai e bëri botën dhe internetin një vend më të mirë,“-tha Yusupov.