A mund të “thyhet” penisi gjatë seksit? Ja çfarë thonë studimet – AlpeGossip
A mund të “thyhet” penisi gjatë seksit? Ja çfarë thonë studimet

A mund të “thyhet” penisi gjatë seksit? Ja çfarë thonë studimet

Nuk ka rëndësi se sa të suksesshëm jeni në shtrat, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mjaftueshëm, mund të ndodhë diçka që do t’ju prishë humorin. Është fjala për dëmtimin e penisit gjatë marrëdhënieve seksuale ose e thënë ndryshe “thyerja/ ruptura” e tij.

Para se të kuptoni se si ndodh dëmtimi i penisit, si fillim duhet të dini se si është i ndërtuar ai. Është e rëndësishme të dini se nuk ka asnjë kockë në penis,thotë ” Mark Hong, urolog në Phoenix, Arizona. “Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale. Shumica e penisit zhvillohet nga të njëjtat inde të embrionit nga ku zhvillohet klitorisi te femrat; ndërsa lëkura që mbulon penisin dhe uretra ka të njëjtën origjinë embrionale me labia minora tek femrat. Ngurtësimi dhe rritja e penisit, ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale”, vijon Hong.

Thyerja ose ruptura e penisit vjen kryesisht për shkak të problemeve me ereksionin ose kur bie ngacmimi kryesor seksual dhe zvogëlohet rrjedhja e gjakut. Indi erektil mund të lëvizë nga vendi dhe mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme. Kjo frakturë ndodh kryesisht kur femra është në pozicion sipër jush. Disa mund të dëgjojnë madje edhe zhurmën e thyerjes.

Pasojat: penisi enjtet dhe bëhet si një patëllxhan. Është e rëndësishme që penisi të operohet brenda gjashtë orëve nga ngjarja ose do ketë pasoja shumë të rënda deri në impotencë.

Marrja e kujdesit mjekësor duhet të jetë prioriteti juaj kryesor nëse ndesheni me këtë problem. Mund të vendosni akull mbi penis, por ajo që është më e rëndësishme është gjetja e një mjeku urolog menjëherë.