Çagatay Ulusoy, aktori shumë i famshëm pas rolit si “Sarp” është çdo ditë në vëmendje të mediave turke. Së fundmi është komentuar jeta e tij private dhe lidhja me aktoren Duygu Sarisin të cilën e ka njohur gjatë xhirimeve të serialit “I infiltruari” ku ajo luante rolin e komisares Sema.
Çagatay dhe Duygu ishin në një festë dhe aktori nuk i kushtoi aspak vëmendje të dashurës duke e shpërfillur. Kjo e fundit shpërtheu në kriza xhelozie dhe pas kësaj u tha se çifti janë ndarë.
Mirëpo pavarësisht këtyre zënkave Çagatay ka marrë vendimin ta vazhdojë lidhjen pasi siç duket është shumë i dashuruar me Duygun. Ata aktualisht janë në një udhëtim në Amerikë ku janë parë shumë të afërt dhe kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarje.