“MË MBUSHEN SYTË ME LOT”/ Flori Mumajesi tregon vendimin më të vështirë të jetës së tij (FOTO) – AlpeGossip
“MË MBUSHEN SYTË ME LOT”/ Flori Mumajesi tregon vendimin më të vështirë të jetës së tij (FOTO)

“MË MBUSHEN SYTË ME LOT”/ Flori Mumajesi tregon vendimin më të vështirë të jetës së tij (FOTO)

Që me rikthimin e tij në festivalin “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi është bërë pjesë e pandarë e rrjeteve sociale.

Ndërsa prej kohësh kishte vendosur të mos bënte asnjë postim, ai po përdor një tjetër strategji: ndan me ndjekësit e Instagram-it mendime apo momente nga përditshmëria e tij.

Mbrëmjen e së dielës, Flori vendosi të tregonte për një nga mendimet, që duket se mban të fshehtë prej kohësh.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot… Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan në dy postimet e Insta Story-t ai.

Por ajo që na bëri të hymë më shumë në dilemë është postimi i tij i fundit: “E vërteta e pamundur”.

Për momentin Flori po vazhdon të shijojë suksesin e këngëve “Plas” dhe “Mori”.