Kylie Jenner u rrëzua nga vendi i parë për “Foton me më shumë pëlqime në Instagram”, fill pasi dikush mendoi t’i shpallte “sfidë”.
“Le të vendosim një rekord botëror të gjithë bashkë për foton më të pëlqyer në Instagram. Le ta thyejmë rekordin e tanishëm që mbahet nga Kylie Jenner (18 milionë).”
Deri pak orë më parë, fotoja ku dora e Stormit mbante shtrënguar gishtin e mami Kylie-t numëronte më shumë se 18 milionë pëlqime.
Postimi i vezës ka arritur deri tani më tepër se 23 milionë pëlqime, gjë që sigurisht i ra në vesh Kylie-t, e cila postoi këtë video.