“PASOJAT E TË LËNIT PAS DORE…”/ Arbana Osmani “hakmerret” publikisht ndaj Xhemi Shehut – AlpeGossip
“PASOJAT E TË LËNIT PAS DORE…”/ Arbana Osmani “hakmerret” publikisht ndaj Xhemi Shehut

“PASOJAT E TË LËNIT PAS DORE…”/ Arbana Osmani “hakmerret” publikisht ndaj Xhemi Shehut

Pak ditë më parë, dy moderatoret, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani zhvilluan një bisedë virtuale në Instagram përmes postimeve në story. Gjithçka nisi nga një ndjekës i Arbanës, i cili e pyeti moderatoren “Pse e ke lënë Xhemin pas dore”

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- ishte përgjigja e Arbanës, ku kishte etiketuar edhe Xhemin.

Kjo e fundit u përgjigj përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkroi: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”. Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, reagoi përsëri se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por së fundmi Xhemi është rikthyer në Shqipëri dhe këtë gjë na e zbuloi vetë Arbana. Në një foto që kjo e fundit ka postuar në Instagram, dy moderatoret duket se janë takuar, ndërsa Xhemi shfaqet duke ngrënë.

“E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”- shkruan Arbana krahas fotos, duke shkaktuar të qeshura edhe te ndjekësit e saj.