ÇFARË NDODHI? Romeo Veshaj thumbon këta banorë të “Big Brother” (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Romeo Veshaj thumbon këta banorë të “Big Brother” (FOTO)

ÇFARË NDODHI? Romeo Veshaj thumbon këta banorë të “Big Brother” (FOTO)

Ditët e fundit, trazira të ndryshme kanë ndodhur brenda shtëpisë se “Big Brother VIP Albania”.

Një nga banorët më të përfshirë në dinamikat dhe ngjarjet e krijuara ka qenë dhe Donald Veshaj.

Megjithatë, edhe pse ka qenë në një situatë mjaft të vështirë, aktori ka patur një mbështetje maksimale nga jashtë, ku suporti më i madh padyshim që është vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj.

Nisur nga konfliktet dhe dramat e ndryshme që po ndodhin, Romeo ka vendosur të postojë një foto që duket sikur i drejtohet me kunjë për disa nga personazhet e shtëpisë që u janë kundërvënë vëllait të tij.

Me anë të një simbolike të mirëmenduar, Veshaj ka postuar në llogarinë e tij të “Instagram” këtë mesazh:

”I VETMI SHPEND QË E MERR GUXIMIN T’I BJERË NË QAFË SHQIPONJËS ËSHTË SORRA. I ULET NË KURRIZ DHE FILLON T’I ÇUKISË QAFËN. MEGJITHATË, SHQIPONJA NUK I PËRGJIGJET. AS NUK LUFTON ME TË, AS NUK MERRET ME TË FARE. THJESHT HAP KRAHËT DHE FILLON TË FLUTUROJË LARTË. SA MË LARTË NGJITET AQ MË SHUMË I VËSHTIRËSOHET FRYMËMARRJA SORRËS PËR SHKAK TË MUNGESËS SË OKSIGJENIT”, -ka shkruar ai.

Duket sikur reagimet kanë ardhur pas debateve të shumta që Donaldi ka bërë me banorët e tjerë, Arjolën dhe Ilirin.