PËRFLITEN PËR DIVORC/ Ç'po bën burri i Rudina Dembacajt për të shpëtuar martesën - AlpeGossip
PËRFLITEN PËR DIVORC/ Ç’po bën burri i Rudina Dembacajt për të shpëtuar martesën

PËRFLITEN PËR DIVORC/ Ç’po bën burri i Rudina Dembacajt për të shpëtuar martesën

Prej disa ditësh në media është përfolur se aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Aleksin me të cilin ka një vajzë. E pyetur nga mediat Rudina u shpreh se do flasë publikisht në një moment të përshtatshëm.

Ndërkohë bashkëshorti i saj i habiti të gjithë kur postoi një video në të cilën shfaqej Rudina me vajzën e tyre, Viktorian në këndin e lojërave. Madje Aleksi e shoqëronte postimin me dy zemra të kuqe për të treguar se Rudina dhe vajza janë dy dashuritë e tij.

Burime pranë dyshes kanë pohuar për “Panorama Plus” se bashkëshorti i aktores nuk e pranon ndarjen dhe madje, po bën përpjekjet e tij për ta shpëtuar martesën.

Rudina prej kohësh nuk ka postuar asnjë foto me bashkëshortin në rrjete sociale dhe në intervistat e fundit i është referuar Aleksit si “babai i Viktorias”, çka ka ngritur më shumë dyshimet për ndarje.